Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fitoi mandatin në listën e PD në Shkodër, KQZ merr vendimin për Zef Hilën, a do jetë në Parlament pas hetimit nga Prokuroria?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar sot mandatin e kandidatit të Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Zef Hila.

Pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria Hila nuk rezultoi një person i dënuar për vepra penale brenda ose jashtë Shqipërisë.

Zef Hila kandidoi për deputet nën siglën e PD për qarkun e Shkodrës, ku fitoi mandatin, ndërsa mori 5975 vota dhe ishte i renditur i pesti në listë.

“Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se ka një vendim të gjykatës së Shkodrës, ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Hila nuk pëfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet. Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ylli Merkaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img