Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Fitoi mandatin e deputetit në Fier, Petro Koçi largohet nga Ministria e Mbrojtjes: Ka qenë nder, i jam përgjigjur me përkushtim! (Ikën dhe Xhafaj)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Petro Koçi, njofton largimin nga posti i zv.ministrit të Mbrojtjes, pasi do të marrë pjesë në politikën aktive. Në zgjedhjet e 25 prillit ai kandidonte për deputet në Fier dhe është mes 9 kandidatëve që kanë fituar madnatin.

Futja në Kuvend si deputet, ka bërë që Koçi të tërhiqet nga posti që mbajti për 6 vite në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Per gjashte vjet e gjysem ne Ministrine e Mbrojtjes.  Ketij nderi te larte jam perpjekur ti pergjigjem me perkushtim te ndershem e te palodhshem. Uroj tja kem dale mbane!

Mirenjohje te ndjere Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave te Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniforme ne MM dhe FA,  3 Shefave te Shtabit te Pergjithshem, Komandanteve te strukures ushtarake dhe cdo bashkepunetori ne kete udhetim nderi per mua.

Cdo shqiptar po ta pyesesh nese e do atdheun dhe flamurin kuqezi do te pergjigjet po. Ketu ne MM dhe FA cdo cast pergjigjemi po, sepse pyetjen na i ben detyra”, shkruan Koçi duke njoftuar largimin nga posti.

Po ashtu, edhe socialisti Etjen Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga posti si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi fitoi mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.

Më shumë

spot_img
spot_img