
Michael Carroll fitoi rreth 10 milionë paund në llotari në vitin 2002, por të gjitha këto para i shpenzoi me festa të çmendura.
Nuk mundi të mos binte në sy jeta e shthurur, ku organizonte festa me femra të zhveshura, kokainë dhe me orgji ku ai flinte me 8 femra njëkohësisht.
Carrol i shpenzoi paratë e fituara duke filluar nga makinat e shtrenjta Hummer dhe BMW, te prostitutat, pijet dhe droga.
Por tani ai ka mbetur pa asnjë qindarkë dhe është detyruar të punojë me dru dhe qymyr në një firmë të tregtisë së karburantit në Elgin të Skocisë dhe paguhet vetëm 10 paund në ditë.
‘Dhjetë milionët e mi u zhdukën në vetëm dhjetë vjet dhe nuk kam një shtëpi apo një makinë. Por unë nuk jam penduar’, ka thënë Carrol për Telegraf.
Ai ka treguar se njerëzit nuk e njohin për shkak se fytyra e tij është gjithmonë e zezë nga bloza edhe pse është akoma në formë shumë më të mirë fizike.
Sondazh