Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Fitoi betejën me ‘komunizmin’, por jo me kancerin, ndërron jetë Agustin Miraka

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

faa967743711f89ca9ed1b4ce3c6d8f8

Agustin Miraka, një nga kontribuesit më të rëndësishëm në evidentimin e krimeve të komunizmit, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të keqe.

Familjarët dhe miqtë e njeriut që vuajti vite të tëra në ferrrin komunist, apeluan për ndihmë financiare për të përballuar shpenzimet e kimioterapisë së tij, por nuk mundën ta mbajnë në jetë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë kreu i Shoqatës së Anti-komunistëve shqiptarë, Nebil Çika.

Postimi i plotë

Lamtumirë Agustin Miraka !

Me pikëllim të thellë morën vesh ikjen e parakohshme në amshim të vëllait, mikut, bashkëvuajtësit dhe bashkëluftetarit tonë te spikatur Agustin Miraka .

Ai u shua në spital në Romë pasi nuk ja doli dot të fitonte betejën e me një sëmundje të rëndë. Agustin ishte një nga aktivistët me të spikatur të kauzës sonë antikomuniste.

Pesonalisht do të më mungojë përshëndetja buzeqeshja ,biseda,pothuaj e përditshme dhe veçanërisht kurajo që më jepje te Banka ku punoje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë selisë sonë në Tiranë.

Në emrin tim dhe të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjes Anila, vajzave dhe të gjithë të afërmve dhe miqve të tij .

Në jemi pranë tyre në këtë moment të dhimbshëm për të gjithë ne.

Qofsh i parajsës Agustin !.

Ike para kohedhe do të na mungosh shumë !

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img