Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Fitoi 2 miliardë $ përmes mashtrimit me kriptomonedha, depozitohet në gjykatë kërkesa për ekstradimin e turkut, Faruk Ozer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për ekstradimin në Turqi të bosit të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua rreth një muaji më parë në Himarë.

 “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30.08.2022 Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Elbasanit.

Kujtojmë se bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer,  u arrestua më 30 gusht teksa ishte duke pushuar në Himarë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrime përmes kriptomonedhave. Dyshohet se Ozer kishte përfituar një shumë prej 2 miliardë eurosh përmes mashtrimeve me kriptovalutat.

Më shumë




spot_img








spot_img