Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fitër Bajrami, ambasada e SHBA uron me një mesazh të veçantë besimtarët: Një mundësi për të reflektuar (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët.

Përmes një postimi në “facebook” ajo thekson se ka ardhur koha të reflektojmë mbi angazhim e përbashkët në ndërtimin e komuniteteve paqësore. “Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve”, thuhet në urim.

“Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve!

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruan ambasada e SHBA.

99127649_10157396150505838_595727924053671936_o.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese