Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Fisi indigjen i Amazonës vret me breshëri shigjetash ekspertin brazilian

spot_img

Lajme të ngjashëm

756535e671f2e459f68cc79353a36c21

Një ekspert i fiseve të izoluara indigjene të Amazonës ka humbur jetën pasi u qëllua me shigjeta ndërsa po vizitonte një grup indigjen.

Rieli Franciscato, 56 vjeç, i cili punonte për një agjenci qeveritare për të mbrojtur fiset autoktone nga kërcënimet si shpyllëimet dhe minierat, vdiq në një pjesë të largët të shtetit Rondonia në veri-perëndim të Brazilit.

Sipas dëshmitarëve ai u godit nga indigjenët teksa po i afrohej një grupi autokton, ndërsa edhe pse u përpoq të strehohej pas nëj automjeti, një shigjetë e goditi në gjoks.

Në një regjistrim audio në mediat sociale, një oficer policie që shoqëronte  Franciscaton tha: “Ai bërtiti, hoqi shigjetën nga gjoksi i tij, vrapoi 50 metra dhe u shemb, i pajetë”.

Fotografi Gabriel Uchida, i cili gjithashtu ishte dëshmitar i incidentit, i tha agjencisë së lajmeve AFP se Franciscato po vëzhgonte një fis të quajtur “Grupi i izoluar i lumit Cautario”.

Uchida tha se fisi ishte zakonisht “një grup paqësor”, por “këtë herë, kishte vetëm pesë burra të armatosur.

Fiset indigjene braziliane thonë se tokat e tyre janë nën kërcënim të ripërtërirë nga shpyllëzimet dhe minierat që kur Jair Bolsonaro u bë president në 2019.

Më shumë

spot_img