Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Fisha pokeri dhe kompjuter për lojërat e fatit në lokal, arrestohet pronari 25-vjeçar në Fier

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili ushtronte aktiviteti të paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet me dije se ne praanga ka rënë shtetasi R. X., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit që organizonte lojëra të palejuara.

Sekuestrohen fisha pokeri dhe 1 kompjuter.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img