Drejtoresha e Komunikimit të foltores së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo ka folur në lidhje me firmat që u denoncuan disa ditë më parë në “Fiks Fare”, ku jepej me video sesi persona që nuk janë delegatë të PD kishin firmosur formularë në Foltore, për thirrjen e Kuvendit të PD.
Garo është shprehur se kjo ka ndodhur, por që më pas janë kontrolluar dhe ata firma që janë nga persona që nuk janë delgatë nuk janë konsoliduar.
“Ka ndodhur që në foltore janë dhënë formularë të tillë, por nuk janë konsideruar. Të gjithë delegatët që kanë dashur të mblidhet Kuvendi, janë mbledhur, janë organizuar dhe firmat janë vënë para se të shkonin në këto foltore ku janë nënshkruar firma të tjera.
Firmosin sepse mund të jetë ndonjëri që nuk është organizuar të firmosë më para dhe ka dëshirë të firmos në foltore dhe është delegat i Kuvendit dhe ka të tjerë që nuk e kuptojnë shumë mirë që duhet patjetër të jetë delegat për të firmosur dhe për mos të shkaktuar probleme”, tha Garo në “Open”.