Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Firmosja e marrëveshjes për Marinën e Durrësit, flet Edi Rama: Do e gëzojnë shqiptarët! Themel për Shqipërinë turistike

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e Marinës së Durrësit. I ftuar ishte dhe sipërmarrësi i Emirateve, Mohamed Alabbar.

Si rrallëherë, Rama foli shkurt për shkak të gjendjes shëndetësore dhe në zë ishte dukshëm i ngjirur. Në një dalje sot nga zyra, u kërkoi shqiptarëve të bënin kujdes “me flamën gripale”, pasi e kishte kaluar dhe vetë. Prej gati pesë ditësh ai nuk ka pasur asnjë dalje.

Përsa i përketë Marinës së Durrësit, kryeministri ka theksuar se ata ë do e gëzojnë shqiptarët, si një invetsim i madh dhe dinjitoz për Shqipërinë turistike.

“Tani është koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi. “Durrës Marina” do të sjellë mbrapa në vendin e tyre, njerëz nga Durrësi dhe jo vetëm, për të punuar dhe investuar këtu. Është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe.

Deri dje shumëkush thoshte shikoni Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku janë investimet?! Investimet nuk vijnë nga qielli, por janë bazë e një themeli për Shqipërinë turistike, Shqipërinë e së nesërmes.

E fundit që kam është modeli i ri i zhvillimit, për nga aspekti i qëndrueshmërisë, në raport me mjedisin, që sjell ky investim. Pak është folur për transformimin e vijës bregdetare. Investimi do të sjellë zgjidhje të reja për energjinë, për eficensën energjitike, për energji të gjelbërt. Ky është një investim që do e gëzojnë shqiptarët.

Dua ta falenderoj të gjithë skuadrën tonë që ka qenë fantastike, me një punë jo të lehtë, me një kompani luan në botën e ekonomisë globale. Me një sipërmarrës global si miku ynë Alabbar, i cili njihet për punën që ka bërë”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Më shumë