Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
44 %
5.7kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Firmoset marrëveshja, Gjermania njeh patentat shqiptare! Balluku: Mbi 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar patentat (JA KUSH PËRFITON)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku bashkë me Sekretarin e Parlamentit të Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic kanë firmosur ditën e sotme në Tiranë marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se mbi 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë.

“Gjatë 2019-2021 më shumë 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku ata punojnë”, tha Balluku

Ndërsa, Luksic tha se ky është një hap tjetër i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe kjo marrëveshje do të përmirësojë problemet edhe të emigracionit.

“Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.  Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “ëin-ëin”. Do të përmirësojë edhe problemet dhe të emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të BE. Një pjesë e politikën evropiane e Gjermanisë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Faleminderit që kjo marrëveshje është bërë në një kohë të shkurtër, kjo do të hapë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.”, tha ai.

Po kush përfiton?

Nga kjo njohje përfitojnë zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motoçikletë, veturë, kamion dhe autobus), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri. Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit). Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm. Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Më shumë


spot_img









spot_img