Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Firmoset kontrata për Aeroportin e Vlorës, Rama falenderon Behgjet Pacollin: Ka qenë e shkruar që një shqiptar të na shpëtojë të gjithëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama ka falenderuar pak më parë biznesmenin shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, kompania e të cilit u shpall fituese për ndërtimine  Aeroportit të Vlorës. Sot, po bëhet ceremonia për firmosjen e kontratës.

“Ka qenë e shkruar që një shqiptar të na shpëtojë ne nga ky ankth dhe t’i japë Vlorës aeroportin e dëshiruar. Belinda më ka telefonuar dhe më ka thënë se Baca Behgjet ka hyrë në garë. Kjo ka qenë një arsye më tepër për ta respektuar. Ne jemi shumë miq, por ai nuk shfrytëzoi këtë për të më thënë mua, por hyri vetë në garë dhe fitoi.

Bleinda më tha që nga të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri, ky është konsorciumi që nuk ka paraqitur garancira financiar me atë shprehjen që kemi ne “ua kemi lekët”, por ka paraqitur financimin në bllok”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë, kryeministri tegoi sesa ankth i kishin shkaktuar përpjekjet për finalizimin e një marrëveshje për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“Ky për mua është një moment më i rëndësishëm se vaksina, sepse më jep mundësinë të buzëqesh pas një përpjekje të gjatë. Një përpjekje aq të gjatë… Belinda e di shumë mirë, sepse unë i kam thënë “nuk ka mundësi, dikush e ka mallkuar këtë projekt”. Sepse sa zgjidhnim një problem, dilte një tjetër”, tregoi ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img