Hapësire reklamuese

Rajoni

Firmosën njohjen reciproke, Vuçiç: Serbia është e pakënaqur nga marrëveshja Izrael-Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Aleksandër Vuçiç

Ditën e sotme, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, është shprehur se Beogradi nuk është i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Ai shtoi se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur prej gjashtë muaj. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëj një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiç për Pink TV.

Komentet, presidenti serb i bëri pas një takimi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu