Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Firmosën nisjen e procedurave për SHKARKIMIN e Ilir Metës, zbulohen emrat e 50 deputetëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla doli në një deklaratë për mediat ku tha se 50 deputetë kanë firmosur nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mes tyre janë edhe emrat e disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Balla u shpreh se janë të vendosur që Meta të shkarkohet brenda këtij mandati qeverisës, pa pritur krijimin e Parlamentit të ri së bashku me opozitën.

“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve që kanë depozituar kërkesën për fillimin e shkarkimit të Presidentit. Lidhur me vlerësimin se Presidenti para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën.

Duke u nisur nga një rezolutë e mëparshme, që i kërkon të kthehet në binarët e kushtetutës për detyrën. Nuk ka ndodhur dhe pas kësaj rezolute ka vazhduar të kryej veprime në kundërshtim me ligjin. Kuvendi do të shprehet me këtë kërkesë. Kjo i plotëson të gjitha kushtet.

Do kalojë në Komisionin e ligjeve më pas që do të hetohet nëse ka kryer shkelje. Kuvendi ka tagrin për të ushtruar detyrën deri më 8 korrik. 60 ditë sipas Kushtetutës. Derisa komisioni i ligjeve ta shqyrtojë kërkesën”,- tha Balla.

Më poshtë janë të listuar edhe emrat e 50 deputetëve që kanë firmosur nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

1 1
2 1
3 2
4 1
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img