Hapësire reklamuese

Aktualitet

Firmos Thoma Gëllçi, ish-drejtuesit e lartë të Top-Channel dhe Digitalb marrin poste në RTSH

Shkruar nga Newsbomb

Radio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar emërimin në poste drejtuese të Rezart Agës dhe Bledar Zaganjorit. Dy ish-drejtuesit e lartë të Top-Channel, pas largimit nga ky televizion, kanë gjetur strehë në RTSH.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të RTSH-së është emëruar gjithashtu drejtues i Njësisë Teknike, Henri Muça, i cili më parë ka pasur të njejtin pozicion në kompaninë DigitAlb.

Njoftimi i RTSH:

Këshilli Drejtues i RTSH, në mbledhjen datës 08.06.2016, në kuadrin e ristrukturimit të plotë të RTSH, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi vendosi:

1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Radio Tiranës, Drejtorit të Televizionit Shqiptar, Drejtorit të Aktualitetit, Drejtorit të Programit Satelitor, Drejtorit të Stacioneve Transmetuese dhe lënien e tyre në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithëshme.

2. Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi:

· Emërimin e z. Rezart Aga, Drejtues i Njësisë të Programeve Radiotelevizive

· Emërimin e z. Bledar Zaganjori, Drejtues i Njësisë të Programeve Tematike dhe Lajmeve

· Emerimin e z. Henri Muça, Drejtues i Njësisë Teknike në RTSH.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.