Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Firmëtarja e listës “Basha ik” e mohon: Nuk kam firmosur gjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eleni Qirici është e para demokrate që mohon të ketë firmosur listën e gjatë ku kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

Ajo thotë se lista dhe emri i saj i janë bërë të ditura përmes medias.

Statusi i plotë:

Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t’i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës.

Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).

Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.

Më shumë

spot_img