Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fino ironizon në Komision: Duhet t’i kërkojmë falje për bezdisjen shokut Meta. Hyseni: Nuk duhet të bërtasim se po shkarkojmë presidentin (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Bashkim Fino ne mbledhje

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta deputetët kanë qenë të ndarë në qëndrime pro dhe kundër, duke theksuar se Komisioni nuk mund të marrë rolin e një gjykate.

Deputeti Bashkim Fino me ironi tha se ndoshta duhet t’i kërkojnë falje Metës për besdisjen, ndërsa shtoi se nuk mund të krijohen struktura parlamentare për t’i vënë notë në sjellje presidentit.

 “Nuk ka struktura parlamentare për t’i vënë notë në sjellje Presidentit. analiza jonë duhet të ketë në fokus atë që do kishte ndodhur jo atë që ka ndodhur. Tek pasoja e dëshiruar qëndron pasoja e rëndë, qëndron faji kushtetues. Kjo është analiza dhe interpretimi politik që duhet të bënte komisioni. Sot ky komision është mbledhur me një propozim për masë disiplinore, vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta.

Jemi kundër shkarkimit të Presidentit madje duhet t’i kërkojmë dhe falje se mbase e kemi bezdisur këtë një vit. Ju ftoj të reflektojmë para se të votojmë në séance”, tha Fino.

Ndërkaq edhe deputeti Alket Hyseni ka qenë i të njëjtit mendim, ku shtoi Komisioni s’mund të marrë rolin e një gjykate e as të shkarkojë Metën.

“Në fakt është një debat që duhet sqaruar që nuk është thjesht profesional. Jemi në këtë komision hetimor jo për shkarkimin e Presidentit, lexoni mandatin që na ka dhënë seanca plenare dhe në asnjë rresht nuk është shkarkimi por kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit. Në zhargonin mediatik dhe popullor është quajtur komision për shkarkimin e presidentit.

Nuk duhet të bërtasim se po shkarkojmë presidentin. nuk është moment juridik për t’u krenuar. Unë kam pasur rezerva për Presidentin e Republikës dhe ndonjë nga shkeljet mund të ketë qenë e rëndë. Nuk jemi një gjykatë profesionale, ne bëjmë një analizë juridike të fakteve. Nëse do ishte gjykata Kushtetuese debati do ishte më i lehtë. Do kishte një filtër tjetër. Por në mungesë të saj nuk duhet t’ia lëmë bindjeve tona”, shoti ndër te tjera Hyseni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu