Hapësire reklamuese

Aktualitet

Finlanda për të shtatën herë vendi më i lumtur në botë, ja ku renditet Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb

Duket se lumturia “jeton” në Finlandë dhe këtë e fakton për të shtatën herë Raporti i Lumturisë Botërore për vitin 2024.

Lista e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet u publikua nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së , ku Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani është vendi më i palumtur.

Vendet e para në këtë listë i mbajnë qytetet evropiane, ku e dyta listohet Danimarka, ndërsa në vendin e tretë në listën e 140 vendeve qëndron Islanda. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

Mirëpo çfarë vendi mban Shqipëria në këtë listë?

Shqipëria rendit e e 87-ta në këtë listë duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku Shqipëria renditej në vendin e 83-të.

Këtë vit e përfshirë në listë është edhe Kosova, ndryshe nga Shqipëria që në këtë listë renditet nga fundit, Kosova rendit e 29-ta.

Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980. Hulumtimi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë.

Renditja e Shqipërisë

Lista e plotë e Raportit të Lumturisë Botërore me 140 vende

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese