Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen finlandeze drejt anëtarësimit në NATO sot.
Me anë të një postimi në “twitter” Scholz shkruan se ka folur me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, të cilin e ka siguruar se Gjermania i mbështet për anëtarësimin në NATO.
“Unë mirëpres vendimin e Finlandës për të mbështetur pranimin e vendit në NATO pa vonesë. Në një telefonatë me Presidentin Niinistö, sigurova mbështetjen e plotë të qeverisë federale” shkruan Scholz në postimin e tij.