Presidenti finlandez Sauli Niinistö, ka konfirmuar zyrtarisht se vendi i saj do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.
“Finlanda po aplikon për anëtarësim në NATO. Një Finlandë e mbrojtur po lind si pjesë e një rajoni nordik të qëndrueshëm, të fortë dhe të përgjegjshëm. Ne fitojmë siguri dhe e ndajmë atë. Është mirë të kihet parasysh se siguria nuk është një lojë me shumën zero”, u shpreh ai.
Për kryeministre Sanna Marin, ky është një vendim historik, që tashmë do të dërgohet për miratim në Parlament.
Ndërkohë, edhe partia në pushtet në Suedi po zhvillon një takim ku do të vendoset nëse do të palikojnë për anëtarësimin në NATO. Finlanda ndan një kufi 810 milje (1300 km) me Rusinë dhe, si Suedia, ka mbajtur politika strikte të neutralitetit dhe më pas mos-angazhimit në konflikte që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke thënë se një veprim i tillë do ta detyronte atë të “rivendoste ekuilibrin ushtarak” duke forcuar mbrojtjen e saj në rajonin e Detit Baltik, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore.