Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Finlanda dhe Suedia nënshkruajnë protokollin historik të anëtarësimit në NATO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të 30 vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë, duke dërguar ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike në parlamentet aleate për miratim.

Ky vendim konsiderohet hap historik që është nxitur nga lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në nënshkrimin në selinë e NATO-s së bashku me ministrat e jashtëm finlandez dhe suedez se ky është një moment historik. “Ky është vërtet një moment historik. Me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë” tha ai. Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde, falënderoi NATO-n për mbështetjen e saj dhe tha se ajo mezi pret të punojë së bashku për të garantuar sigurinë kolektive.

Turqia fillimisht kishte vendosur veto për anëtarësimin e dy shteteve, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i akuzoi këto dy shtete se po u ofrojnë strehë militantëve kurdë që operojnë në Turqi dhe akuzoi Helsinkin dhe Stokholmin për promovimin e “terrorizmit”.

Pas negociatave Erdogan tha se ai do të heqë dorë nga kundërshtimi i tij, por la të kuptohet se megjithatë ai ende mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës së Suedisë, nëse këto dy shtete nuk përmbushin premtimet e tyre, premtime që nuk janë bërë publike.

Më shumë




spot_img








spot_img