Hapësire reklamuese

Politikë

Financimi i partive politike, Celibashi: Do mbikëqyrim veprimtarinë e institucioneve dhe funksionarëve publike! Nga kryeministri tek nëpunësi i thjeshtë mos thonë që…

Shkruar nga Newsbomb
Financimi i partive politike, Celibashi:  Do mbikëqyrim veprimtarinë e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka diskutuar në lidhje me financimin e partive politike, teksa theksoi se ligji për këto financime duhet të përmirësohet.

Ai tha se palët politike janë ndërgjegjësuar për zbatimin e kodit zgjedhor sa i përket financimit, mirëpo janë të frikësuar nga sanksionet nga mosrealizimi i tyre.

Gjithashtu, Celibashi theksoi se do të mbikëqyrin veprimtarinë e institucioneve, por edhe të funksionarëve të tjerë publike, në mënyrë që ata të veprojnë sipas kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar.

Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi.

Për institucionet publike mund të thuhet që ne kemi nevojë të diskutojmë për të parë se çfarë kuptueshmëria ka secili prej nesh në lidhje me atë se si duhet të jetë veprimtaria e institucioneve dhe e funksionarëve publike gjatë fushatës zgjedhore sidomos e atyre që janë në ushtrim të detyrës së tyre dhe pjesëmarrjes në garë elektorale. Besoj që në një moment të dytë KQZ ndoshta do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Kjo jo vetëm për ata kryetaret e bashkive në detyrë që do garojnë, por në përgjegjësi për zyrtaret publike që rastësisht ose jo do të jenë të përfshirë në fushatë zgjedhore. Ka qenë një shqetësim kjo çështje jo vetëm për opozitën, por është një element që është raportuar edhe nga OSBE ODIHR. Nuk ngelet për ta diskutuar, por duhet të gjejmë rrugët e zgjedhjes së kësaj problematike, Sjellja e institucioneve publike apo e funksionarëve publikë nga Kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë kjo sjellje lidhet me standardin e procesit zgjedhor.

Celibashi më tej shtoi se shumica e kryetarëvebashkiakë aktualë do të rikandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët aktualisht janë në detyrë dhe të cilët do të garojnë në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes së funksionit të tyre si kryetar bashkie dhe veprimet të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, me shoqërinë civile dhe me faktorë të tjerë. Në një moment të dytë KQZ do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje dhe kjo jo vetëm për rastin e kryetarëve në detyrë që do garojnë, por për institucionet dhe zyrtarët publikë të cilët në një mënyrë ose tjetër do të jenë të përfshirë në situatë zgjedhore”, shtoi Celibashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu