Hapësire reklamuese

Aktualitet

Financial Times përzgjedh OTP Bank Albania si Bankën e Vitit 2023 për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

“The Banker” revista prestigjoze e Financial Times përzgjedh OTP Bank Albania si Bankën e Vitit 2023 për Shqipërinë për vitin e dytë radhazi! OTP Albania përmbyll në të njëjtën kohë dhe përmirësimin e sistemeve bankare dhe inaugurimin e degës së re në Tiranë!

Pikërisht në vitin më të rëndësishëm dhe më të ngarkuar të Bankës përsa i takon projekteve dhe arritjeve, vjen ky lajm si një kurorë mbi sukseset e bankës OTP Albania. Vite interesante dhe me ngjarje domethënëse kanë qenë 2022 dhe 2023, të cilësuara nga marrja e çmimeve prestigjoze për Bank OTP Albania gjatë këtij viti, duke mos harruar këtu edhe Euromoney Awards në verë dhe tashmë The Banker për të dytin vit radhazi.

Përmes transformimit madhor, menjëherë pas bashkimit me Alpha Bank Albania, OTP Albania solli për klientët një bankë më të madhe, me rrjet më të madh degësh dhe rrjetin më të madh në vend të ATM-ve. Ndërkohë që sic njoftuan, u përmbyll edhe faza e fundit e bashkimit teknik të bankave, një moment shumë jetik për bankën drejt përmirësimit tërësor të sistemeve dhe si rrjedhim edhe shërbimit bankar.

Prej këtij procesi, klientët e bankës tashmë do kenë akses në të gjithë gamën e produkteve të bankës sidomos atyre Digjitale, do përfitojnë nga shërbimi tashmë i konsoliduar në aspektin teknik dhe do përjetojnë lehtësi të shqueshme në shërbimin në Degë dhe ATM, si dhe nga rrjeti i POS-ve tashmë prej muajsh aktiv me markën OTP.

CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella i emocionuar për marrjen e çmimit, e ka ndarë këtë sukses me punonjësit dhe klientët e bankës: “Ky vlerësim shkon për punonjësit dhe klientët e Bankës OTP Albania. Punonjësve, sepse ata bënë të mundur si përmbylljen e një projekti shumë delikat si bashkimi i bankave, por pa lënë pasdore biznesin i cili u arrit me rezultate shumë të kënaqshme. Dhe Klientëve, sepse na kanë qëndruar pranë dhe përtej vështirësive që mund të kenë hasur, nuk kanë hequr dorë nga ne. Është momenti që besimin e tyre tashmë ta kthejmë me respekt, punë dhe shërbim të lartë ndaj tyre. Viti 2024 do jetë vit edhe më i mirë dhe më i suksesshëm për ne!”.

Në të njëjtën kohë, përtej kompleksitetit të vetë procesit Banka tashmë e njohur për cilësinë e shërbimeve të saj dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të tyre, arriti të ruajë edhe vlerësimin e lartë nga klientët pikërisht për cilësi shërbimi. Në datën 6 dhjetor, drejtuesit e bankës, klientë dhe miq festuan çeljen e një dege të re në Tiranë, pranë Stacionit të trenit. Kjo degë sjell lajm të mirë për të gjithë klientët e zonës, të cilët tashmë do kenë degë më të madhe me më shumë punonjës në shërbim, një projekt krejtësisht i ri, brenda standardeve moderne dhe ergonomike për përvojë të këndshme bankare.

Banka OTP Albania që nga viti 2019 është pjesë e Grupit OTP. OTP Group është një ndër grupet bankare lider dhe me rritjen më të lartë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe pozicion kapitali e likuiditeti të qëndrueshëm. Si një ndër konsoliduesit më aktivë në sektorin bankar të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore, Grupi ka përftuar dhe integruar me sukses 23 banka që në fillimet e viteve 2000. Sot Grupi është në 12 vende të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore.

Aktualisht është lider në tregjet e Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Me integritet dhe vendosmëri Grupi OTP po punon në drejtim të ndihmës për zhvillimin e rajonit të Evropës Qendore dhe Lindore për t’u bërë makineria e rritjes së kontintetit.

Moment nga inaugurimi i deges se re Moment nga inaugurimi i deges se re

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese