Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Financial Times: Ekonomia amerikane drejt recesionit në vitin 2023

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekonomia e SHBA-së pritet të bie në recesion vitin e ardhshëm, sipas një hulumtimi të kryer nga “Financial Times” dhe qendrës kërkimore “Initiative on Global Markets”.

38 për qind e të anketuarve në sondazh vlerësojnë se ekonomia amerikane do të shkojë në recesion në gjysmën e parë të vitit 2023, dhe 30 për qind parashikojnë se kjo mund të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Rreth nëntë për qind e të anketuarve parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të përballet me një recesion në gjysmën e parë të vitit 2024, ndërsa 21 për qind vlerësojnë se kjo mund të ndodh në tremujorin e tretë të vitit 2024 ose më vonë.

Vetëm dy për qind e të anketuarve në sondazh parashikojnë se ekonomia amerikane mund të përballet me një recesion në tremujorin e katërt të këtij viti ose më herët.

Në hulumtimin, i cili u zhvillua nga 6 deri më 9 qershor, morën pjesë 49 të anketuar nga Shkolla e Biznesit e Universitetit Booth në Çikago.

“Recesioni përfshin një rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik që përhapet në të gjithë ekonominë dhe zgjat për më shumë se disa muaj”, tha organizata jofitimprurëse hulumtuese Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER), me qendër në SHBA.

Organizata sqaron se recesioni përfaqëson periudhën midis pikut të aktivitetit ekonomik dhe nivelit më të ulët të tij.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img