Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Finalja e Conference League, Armand Duka tregon legjendat e futbollit që do të vijnë në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Finalja e Conference league që do të zhvillohet në 25 Maj në “Air Albania” pritet të sjell në tiranë disa nga legjendat e futbollit botëror.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Klan News, ka zbuluar disa nga këto emra, ku mes tyre janë Saviçeviç nga Mali i Zi, Francesco Totti i Romës, Antonio Conte, Luis Figo.

albsig

spring

“Janë të ftuar personalitete, kuptohet drejtuesit e vendit, Kryeministri, Presidenti, kryetari i Bashkisë Tiranë dhe disa institucioneve të tjera le të themi nga pjesa e qeverisë. Janë të ftuar edhe figura sportive të vendit, drejtues të FSHF apo klubeve shqiptare. Gjithë tribuna e stadiumit do të konsiderohet tribunë VIP. Ndërsa në tribunën përballë, gjithë anëtarët e FSHF, ish-futbollistët e ekipit kombëtar, janë planifikuar për të pasur një biletë.

Do ketë shumë pjesëmarrje në tribunën e stadiumit. Do të jetë Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA, disa presidentë federatash homologe, Presidenti i Federatës Italiane pa dyshim pasi ka dhe ekipin finalist, Presidenti i Federatës Holandeze dhe i disa federatave të tjera. Ndërsa nga bota e futbollit të luajtur apo figura të fushës së gjelbër mund të përmend disa emra, si Saviçeviç nga Mali i Zi, Francesco Totti i Romës, Antonio Conte, Luis Figo e disa emra të tjerë”, tha Duka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img