Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Finalizohet TRIKALON, arrestohet në Fier i dënuari me BURGIM TË PËRJETSHËM (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Lushnjes kap dhe ndalon një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm, në sajë të një operacioni policor të koduar “Trikalon”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img