
Një 68-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi dyshohet se ka kultiviluar lëndë narkotike, vannabis sativa.
Përmes një njoftimi zyrtar uniformat blu bëjnë me dije në kuadër të operacionit “Imazhi”, ka rënë në pranga shtetasi Xh.H, banues në Kurbin. Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 68-vjeçarit efektivët gjetën dhe sekuestruar mbetje bimësh të thara, të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njofitmi i plotë i Policisë:
Kurbin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi", finalizohet faza e 39-të.
Asgjësohen 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 68-vjeçar i dyshuar si kultivuesi i tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjenden edhe disa mbetje bimësh thara, të dyshuara narkotike.
Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 39-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar "Imazhi".
Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit Xh. H. 68 vjeç, banues në fshatin Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara, të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.