Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Finale e çmendur me 22 penallti, portieri De Gea humb të fundit dhe i jep titullin Villarealit

Lajme të ngjashëm

Një sfidë e madhe me shumë surpriza, një ndeshje historike për Villareal që fiton kupën e parë Europa League në historinë e klubit.

Sot në orën 21:00 është zhvilluar finalja e “Uefa Europa League” në stadiumin e Gdanks të Polonisë, mes Villareal dhe Manchester United. Sfida ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës në nivele të barabarta, me skuadrat që e vunë njëra-tjetrën disa herë në vështirësi.

Ishin spanjollët ata që kaluan të parët në avantazh me Moreno në minutën e 29, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Mirëpo u deshën vetëm 10 minuta nga pjesa e dytë për të barazuar me Edison Cavanin dhe më pas gjithçka të mbyllej 1-1.

Në 30 minutat shtesë sfida u mbyll në paqe dhe kaloi në penallti. Gjithçka e pabesueshme pasi u gjuajtën 22 penallti, dhe rezultati u mbyll 11-10 në favor të spanjollëve, pasi ishte portieri i United De Gea ai që e humbi goditjen e fundit.


Më shumë