“ The sky above us” është filmi me metrazh të gjatë i xhiruar në Beograd i cili ka në qendër jetën e beogradasve në kohën e bombardimeve të NATO-s.
KY film është një bashkëprodhim mes Serbisë, Holandës, Belgjikës dhe Greqisë.
Filmi pritet të shfaqet në Festivalin e Filmit në Roterdam përgjatë ditëvë 28-31 janar.
Aktorët të cilët përfaqësojnë edhe jetën e tre beogradasve në “The sky above us” janë Nada Sargin, Boris Isakoviç dhe Nikola Rakoviç.
Asgjë nuk është e sigur në Beogradin e vitit 1999, kur mbi kokat e personazheve bombat vijnë nga të gjitha anët.
CNN ka publikuar një video në “facebook” në të cilën shihet reagimi i televizionit kombëtar ndaj sulmeve të NATO-s.
Spikeri i lajmeve, siç shihet në video këshillon serbët që të ruajnë qetësinë sepse kriminelët e NATO-s mund të sjellin vrasje.
Data 24 shkurt shënon edhe 15 vjetorin e bombardimeve në Beograd.