Filmi me metrazh të gjatë “Burrneshat”, do jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit.
Ky film, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është i pari që hyn zyrtarisht në konkurencë për Ariun e Artë.
“Burrneshat” mbështetet në romanin e Elvira Dones “Hana”, me regji të italianes Laura Bisburi dhe skenar të Francesca Manieri.
Filmi ka si subjekt një vajzë të vogël e të varfër, që braktis fatin e saj për t’u bërë një bashkëshorte e devotshme në malet e Shqipërisë. Ajo i nënshtrohet ligjit të Kanunit duke marrë me vete “titullin” e virgjëreshës së përjetshme.
Rolin protagonist e luan aktorja italiane Alba Rohwacher, fituese 3 herë e çmimit aktorja më e mirë në festivalin e Venecias.
Në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli dhe Bruno Shllaku të cilët kanë luajtur përkatësisht në “ Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”…
Për “Burrneshat” luajnë edhe aktorët kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Ky film është një bashkëprodhim mes Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë.