Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Filmi kosovar “Zgjoi”, nën ethet për Oscar deri më 8 shkurt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominimin e filmave më të arrirë. Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po pret të fitojë nominimin, pasi është në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë.

Nga 27 janari, 9,487 anëtarë të Akademisë së Çmimit Oscar mund të votojnë për të zgjedhur se cilat nga filmat do të nominojnë për këtë çmim prestigjioz. Ai ndahet për 24 kategori të ndryshme, përfshirë një kategori të veçantë për filma të huaj (jo të prodhuar në SHBA).

albsig

Emrat e filmave të nominuar pritet të bëhen të ditur më 8 shkurt. Ceremonia e ndarjes së Çmimit Oscar do të mbahet më 27 mars.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival. Regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “ËBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img