Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
51 %
1.5kmh
75 %
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Filmi kosovar “Zgjoi” futet në listën e ngushtë për Oscar 2022

spot_img

Lajme të ngjashëm

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar. Ai bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

 Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur të martën listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori në kuadër të Oscars 2022.

Lista e plotë e nominimeve do të bëhet e ditur më 8 shkurt, ndërsa për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival. Regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar. Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

Filmi “Zgjoi” (Hive)

Më shumë




spot_img








spot_img