Egjipti ka marrë një vendim mjaft të prerë ndaj motorit më të madh të shpërndarjes së videove në internet, Youtube duke ndaluar përdorimin e tij për 1 muaj resht.
Gjykata e Lartë e ka marrë këtë vendim pas akuzave të rënda ndaj platformës ndërkombëtare për shkak të shpërndarjes së filmave me përmbajtje ofenduese ndaj besimit islam.
“Pafajësia e myslimanëve” ishte një ndër filmat i cili shkaktoi protesta të shumta në vitin 2012, por edhe disa video të tjera me të njëjtën përmbajtje, ndërsa trupi gjykues është ndikuar nga këto situata.