Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

FILLUAN PUSHIMET/ Përveç kremit dhe vajrave, ja një mënyrë tjetër për nxirje perfekte të lëkurës

Lajme të ngjashëm

Blogi i Blerinës për newsbomb.al

Vera është sinonim i diellit, detit dhe nxirjes.

Përveç kremit të diellit dhe vajrave që stimulojnë nxirjen ka edhe një mënyrë natyrale sesi ne mund ta ndihmojmë lëkurën të marë ngjyrë të bukur dhe uniformë. Natyra është kujdesur vetë që të na dhurojë në këtë stinë fruta dhe perime të cilat favorizojnë dhe stimulojnë marjen e rrezeve të diellit që më pas do të kthehen në ngjyrën e shumëdëshiruar. Specifikisht frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe roze janë në toplistën e stimuluesve të ngjyrës, të cilat falë vitaminave që përmbajnë dhe antioksiduesve të tyre favorizojnë edhe ngjyrën në lëkurë pa njolla dhe probleme. Sic e dëshirojmë fundja shumë prej nesh.

Karrotat

Mbajnë vendin e parë si stimuluesit natyralë të ngjyrës së bukur. Veç kësaj janë me kalori shumë të ulta, të mbushura me kripëra minerale dhe janë perfekte të kosnumohen në plazh si mini vakte të vogla. Mënyra më e mirë e këshillueshme është që të nisim ti konsumojmë 10-14 ditë më parë sesa te shkojmë në plazh.

Spinaqi

Përbën surprizën ne grupin e ushqimeve ngjyrëdhënëse. Ai është në top listë falë sasisë së madhe të vitaminës A që përmban dhe luteinës që mbron sytë nga dëmtimi i rrezatimit diellor.

Mango

Jo vetëm i shijshëm por edhe i ngarkuar me vlera të larta ushqyese. Përpos faktit që ky frut është një dhuratë për lëkurën dhe kockat, falë beta-karrotenit që përmban stimulon prodhimin e melaninës dhe mbron lëkurën nga rrezet Ultraviolet.

Kajsitë

Të mbushura me antioksidante , kajsitë i japin një ndihmesë shumë të madhe lëkurës të ngadalsojë radikalet e lira dhe mbrojnë lëkurën nga plakja. Të gjitha këto aftësi rigjeneruese e bëjnë kajsinë të rëndësishme gjatë ditëve në cadër, sepse ajo zëvendëson të ashtuquajturat kremra pas plazhit, që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën.

Pjepri

Mbreti i tyrezës sonë është aleati ynë i verës. I freskët, i shijshëm, i mbushur me ujë, glukozë dhe vitaminë e ndihmon lëkurën e trupit dhe fyturës që të ruajë në perfeksion ngjyrën e marë.

Domatet

Nuk mund ti mungojnë kurrësesi listës së nxirësve veror natyral. Ato njihen për antioksidues të fortë, që gjithashtu përmbajnë edhe shumë vitamine A dhe falë këtyre dy elementëve e ndihmojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit dhe radikalet e lira dhe garantojnë një nxirje fantastike. Gjithashtu ne familjen e te kuqes nuk mund te mungojne qershite dhe shalqini qe jane fantastike per vetite e tyre hidratuese dhe stimuluese te melanines./ Përgatitit Blerina e Florescenter

Më shumë