Fillon votimi treditor për zgjedhjet paralamentare në Maqedoninë e Veriut, sot votojnë qytetarët me covid-19 dhe në izolim

Publikuar tek: rajon, më 09:12 13-07-2020 Fillon votimi treditor për zgjedhjet paralamentare në Maqedoninë e Veriut, sot votojnë qytetarët me covid-19 dhe në izolim

Fillon votimi treditësh për zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të pesta të parakohshme nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Votimi sot fillon pikërisht me personat me covid-19 dhe në vetizolim, kërkesat e të cilëve ishin pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa e realizojnë këshilla të veçantë zgjedhorë të përbërë prej tre punonjësve shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike.

Në listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar një milion e 814 mijë e 263 qytetarë të moshës madhore me të drejtë të votimit. Këtë herë në Listën zgjedhore janë vendosur edhe të gjithë personat të cilët deri më 15 korrik do t’i mbushin 18 vjet.

Sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në librat amë të Listës së votimit janë regjistruar një milion e 729 mijë e 189 persona. Personat të cilët janë shpërngulur ose punojnë në vendet e huaja në librat amë të veçanta zgjedhorë janë regjistruar 83.054 votues. Në listën e veçantë zgjedhore për personat në burg ose në paraburgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e pleqve 357 dhe gjashtë persona udhëhiqen si persona shpërngulës të brendshëm.

Në lidhje me njësitë zgjedhore numri mesatar i votuesve të regjistruar është 302.377 votues të regjistruar. Më së shumti votues ka në Kumanovë 93.603 votues, Manastir 81.607 votues, Aerodrom 66.525 votues, Butel 33.278 etj. Komunat me më së paku votues janë Vevçani me 2.062, Konçe me 2.724, ndërsa komuna me më së paku votues është Llozova 1.997 votues.

Sot realizohet votimi për personat pozitiv të covid-19 dhe në vetizolim, në 57 komuna ku kishte persona të paraqitur. Nesër e martë, më 14 korrik votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronik, personat në shtëpitë e pleqve, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak.

Vendvotimet më 15 korrik (e mërkurë) e cila është shpallur si ditë jo pune, do të hapen në orën 7 të mëngjesit, ndërsa dita zgjedhore përfundon dy orë më vonë nga e zakonshmja, përkatësisht në orën 21. Votimi është vazhduar për shkak të masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Së pari këto zgjedhje ishin caktuar për më 12 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit ato ishin anuluar, ndërsa pastaj ishin ricaktuar për më 15 korrik, pas negociatave të gjata të partive politike. /ALSAT

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011451005935669
array(1) { ["section"]=> string(128) "fillon-votimi-treditor-per-zgjedhjet-paralamentare-ne-maqedonine-e-veriut-sot-votojne-qytetaret-me-covid-19-dhe-ne-izolim-213677" }