Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Fillon vaksinimi në veri të Kosovës, Muharremi i gëzuar falenderon Vuçiç

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

df62bfe9086abd73c0b8f8a6e3ad1c8b

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit.

Shtetasi serb atje janë vaksinuar me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është per personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq sot në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ndër të parët që mori vaksinën Pfizer në Leposaviq ishte Muharem Bahtijareviq, i cili se është jashtëzakonisht mirënjohës që e mori vaksinën.

“Sapo e kam marrë vaksinën, i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që Presidenti Aleksandar Vuçiq na ka siguruar që të jemi ndër të parët në Ballkan dhe rajon dhe të tretët në Evropë. Ne duhet të jemi krenarë që Presidenti Vuçiq po na udhëheq në atë drejtim, ata nuk e kishin besuar”, tha Muharem Bahtijareviq për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Presidenti serb, deklaroi gjithashtu se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img