Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Fillon sulmi pas reformës/ Zbardhet letra e Hajdarit për Nishanin: Adriatik Llalla, qesharak, ja prokurorët që ka lëvizur pa arsye

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari, aktualisht i propozuar nga kryeministri Rama për kryeinspektor pranë qeverisë, i ka dërguar në qershor një letër të gjatë Presidentit të Republikës, ku jep argumentat e dorëheqjes së tij nga detyra e prokurorit.

“Adriatik Llalla, Prokurori I Përgjithshëm, me veprimet e tij është kthyer në qesharak” shkruan në letër Hajdari, duke argumentuar edhe pretendimin e tij. Sipas Hajdarit, për të vendosur njerëzit e tij nëpër gjithë prokuroritë e rretheve, për interesa apo për qoka, Zoti Llalla, filloi të bënte shkurtime në prokuroritë e rretheve. Por më pas, sa shuhej zhurma, ai vendoste njerëzit e vet duke ribëre organikën, argumenton në letër Shkëlqim Hajadari.

albsig

“Në mënyrë aspak ligjore, Prokurori i Përgjithshëm për të realizuar qëllimet e tij jo në interest ë funksionimit normal të institucionit të Prokurorisë, pa asnjë studim professional dhe ligjor, sajoi një artific sipas të cilit ai transferimet i bënte pa pëlqimin e prokurorëve, në kuadër të “riorganizimit të prokurorisë”. E filloi këtë paligjshmëri që me ardhjen e tij dhe e konsolidoi ndër vite, për tu bërë qesharak, pasi shkurtonte një organikë të një structure prokurorie sot duke larguar dy ose tre prokurorë dhe pas pak ditësh riorganizonte këtë strukturë dhe emëronte ata dy ose tre prokurorë të tjerë, sigurisht të përzgjedhur jo mbi bazën e meritës apo të karrierës. Kështu ndodhi edhe me rastin e transferimit tim në Shkodër. Pa asnjë studim, shkurtoi në dhjetor 2015 organikën e prokurorisë së Apelit Tiranë me dy Prokurorë, duke më larguar mua dhe z.Shkëlqim Kokona dhe në Prill 2016 shtoi një vend në organikë dhe përgatitet të sjellë aty ndonjë koleg që I ka shërbyer në paligjshmërinë e tij, ose për të bërë ndonjë qokë.

Duke qenë se, edhe pas disa bisedash me Prokurorin e Përgjithshëm, gjendja ishte e njëjtë, unë kam kërkuar takim me ju, zoti President dhe jemi takuar pasditen e datës 2 tetor 2014, për rreth 2 orë në zyrën tuaj, ku kemi biseduar për të gjitha shqetësimet që unë kisha në lidhje me mënyrën aspak ligjore të drejtimit të prokurorisë nga Prokurori i Përgjithshëm dhe tendencës që kishte z.Llalla për uzurpimin e Shoqatës së Prokurorëve, si zëri i vetem në mbrojtje të interesave të ligjshëm të trupës së prokurorëve të Republikës. Në takimin me ju, mora mbështetjen dhe sigurinë tuaj se shoqata e Prokurorëve do të mbetej e lirë dhe e pavarur nga prokurori I Përgjithshëm, në ushtrim të misionit të saj.

Por të nesërmen, ndodhi krejt e kundërta zoti President. Në datën 3 tetor 2014, Prokurori i Përgjithshëm, në tentativë për të më shkarkuar në mënyrë të paligjshme si kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, kreu ndaj meje, në mjediset e hotel “Tirana”, ku zhvillohej mbledhja, veprime personale të ulta, të padenja, joetike, duke konsumuar edhe element të disa veprave penale. Gjithçka ndodhi në prani të pothuajse të gjithë trupës së prokurorëve” shkruan Hajdari në letrën e gjatë drejtuar Presidentit.

Ai akuzon Prokurorin e Përgjithshëm se në mënyrë aspak ligjore janë larguar pas një karriere të suksesshme në prokurori kolegët e tij si Anton Martini, Adrian Nezha, Bujar Hoti, Sokol Stojani, Dritan Rreshka, Artur Selmani, Arben Dollapi etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img