Fillon sezoni turistik, nga sot hapen plazhet në këtë shtet europian

Publikuar tek: rajon, më 08:21 16-05-2020 Fillon sezoni turistik, nga sot hapen plazhet në këtë shtet europian Foto ilustruese

Duke filluar nga dita e sotme Greqia ka vendosur të hapë 515 plazhe, me disa rregulla të vendosura për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Numri maksimal i personave në 1000 metër katrorë do të jetë 40, ndërsa distanca mes çadrave është vendosur të jetë 4 metër, me pushuesit që do të duhet të regjistrohen që në hyrje.

Në çadra do të ketë dy shezllone, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

Punonjësit do të duhet të mbajnë maska, ndërsa do të ndalohet shitja e pijeve alkoolike, ndërkohë nuk do të ketë as tryeza në lokale.

Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë shezllonët apo karriget për çdo klient. Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 955 numri i të infektuarve
»
Article Logic
Execution time: 0.015812158584595
array(1) { ["section"]=> string(74) "fillon-sezoni-turistik-nga-sot-hapen-plazhet-ne-kete-shtet-europian-206559" }