Sapo ka filluar seanca plenare e ditës së sotme, deputeti demokrat Enkelejd Alibeja ka kërkuar gjysmë ore pushim pasi grupi parlamentar i PD, duhet të zhvillojë mbledhje grupi.
‘Kërkojmë pushim seance. Grupi paralamentar i PD do të bëjë një mbledhje grupi në fillim të seancës. E kemi të nevojshme gjysmë ore pushim për mbledhje grupi për rendin e ditës’, tha Alibeaj.
Ndërkohë kërkesës së Alibeaj i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
‘Kërkesa e një grupi parlamentar për të kërkuar pushim është e lidhur me një çështje lidhur me rendin e ditës. PD mos ta bëjë qesharake zhvillimin normal të një seance plenare. Sa kohë që grupi juaj parlamentar në sallë është më pak se gishtat e dorës dhe derisa pjesa tjetër të zgjohet në të vijojmë seancën. Thojeni troç, e keni vënë Bashën të parë në listë dhe ai nuk e kap orën 10 dhe pastaj kërkoni mbledhje grupi‘, tha Balla.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë për 30 minuta seancën me kërkesë të Alibeajt.