Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fillon lirimi vullnetar i hapësirave të zëna në Unazë: Gomisteria mbyllet

Shkruar nga Newsbomb

Nga një vëzhgim i bërë dje në rrugën e Unazës së Madhe ku do të zbatohet projekti, vihet re se shumica e qytetarëve nuk kundërshtojnë projektin për zhvillimin e projektit dhe kanë filluar vullnetarisht që të lirojnë godinat të cilat preken.

 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale. Vetëm për qiranë e protestuesve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet. Ky fond do të përdoret për kompensimin e atyre që kanë ndërtuar ndër vite pa leje.

Por, lind pyetja: Çfarë janë shumica e ndërtimeve në atë zonë?

Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara.

Edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe, pasi ka qenë projektuar që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, kjo nuk i ka penguar këta banorë që të zaptojnë tokën për ndërtime shumëkatëshe. Si ky objekt shumëkatësh i papërfunduar dhe pa leje janë me dhjetëra përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re, nga ish-shkolla Teknologjike gjer te Dogana.

Pronarët e këtyre bizneseve kanë krijuar edhe hyrje-dalje të paligjshme në rrugën kryesore, që bien në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, që krijojnë trafik në qarkullimin e mjeteve, por mbi të gjitha janë burim aksidentesh.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu