Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Filloi të përmendte vuajtjet e ukrainasve, Papa Françesku “shpërthen” në lot gjatë lutjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Papa Françesku shpërtheu në lot teksa ishte duke u lutu për luftën në Ukrainë. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve.

“Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…” tha ai.

Papa Françeskut i duhej të ndalonte së foluri dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte për rreth 30 sekonda.

“…popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë”, shtoi Papa.

Njerëzit e pranishëm në sallë, ku ishte edhe kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, filluan të duartrokasin kur kuptuan se Papa nuk mund të fliste pasi ishte duke qarë.

Më shumë


spot_img









spot_img