Hapësire reklamuese

Bota

“Filloi racionimi i energjisë”, momenti kur ikin dritat “live” në studion e televizionit italian (Video)

Shkruar nga Newsbomb
“Filloi racionimi i energjisë”, momenti kur ikin dritat

Një pjesë e studios së televizionit italian “La7” është zhytur në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa moderatori e ka kaluar situatën me batutë.

“Mesa duket racionimi i energjisë nisi nga studio tonë”, është shprehur ai, ndërsa kamera tregon dy të ftuarit që qëndrojnë në errësirë.

Italia, si shumë shtete të Europës është duke u përballur me rritjen e skajshme të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike shënoi sërish rritje këtë javë, duke shkuar në 718 euro për megavat orë. Ndërsa  çmimi i gazit u rrit në 321 euro për megavat orë.

Sondazh

Poll