Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘Fillimisht nuk i besova syve dhe veshëve’, Rama flet sërish për videon e PD: Me shqiptarët merrem vetë (PYETJE-PËRGJIGJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një konferencë për shtyp direkt nga Rinasi pas samitit në Sofje. Prej andej ai ka komentuar sërish video-përgjimin e PD duke pohuar se fillimisht nuk i ka besuar syve dhe veshëve për atë që ka parë e dëgjuar.

Kryeministri konfirmoi edhe njëherë Fatmir Xhafajn në krye të ministrisë së Brendshme

Pyetje: Përgjimi i PD, kush është firma laboratorike nga ku morët përgjigje që ishte i pavërtetë

Rama:Nuk i jam drejtuar asnjë firme apo kompanie, i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund t’jua jap, nuk ka vlerën e një prove, ishte për mua, për të ditur unë të vërtetën, provën duhet ta identifikojë e certifikojë prokuroria por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë me qëllime që janë të qarta për të gjithë, e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë cmos për të penguar e mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësism të Shqipërisë.

Dita e djeshme duhet tju ketë dhënë mundësinë të shihni audiovideon e shpk së PD se në cfarë derexheje është katandisur PD, cfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Në një kuptim e falenderoj PD që e bëri më të lehtë demaskimin me atë shfaqje që dha dje në teatrin e Shqupit.

Përgjigja është e qartë dhe e prerë. Ajo cka i është servirur publikut si një material autentik është thjesht dhe vetëm një manipulim i shëmtuar. Si dhe pse të janë cështje të prokurorisë.

Pyetje: Pra ju nuk i besoni dëshmitarit të PD?

Rama: Pse ju i besoni, ka vlerë për ne të diskutojmë për këtë?!

Gazetari: Dikush ka marrë përsipër me emër mbiemër, zë figurë..

Rama: Unë kam sy dhe veshë, kur pashë e dëgjova, fillimisht nuk i besova syve dhe veshëve pastaj u detyrova ti besoj syve dhe veshëve dhe pastaj e pamë e dëgjuam të gjithë. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë, për të qeshur me nivelin mizerabël dhe për të qarë që këtë farsë e organizon PD me qëllimin për të mashtruar opinionin publik e për të vazhduar atë që ka nisur, ofensivën kundër celjes së negociatave sepse për njerëzit që janë jashtë Shqipërisë, parlamentarë e zyrtarë që s’kanë as kohë e as dëshirën ndonjëherë të hyjnë më thellë, marrja e këtyre të rejave është një sabotim monumental.

Pyetje: Vendimi për të mbajtur Fatmir Xhafajn. Pse shqiptarët duhet t’ju besojnë ju? Rasti i Elvis Rroshit, Saimir Tahirit…

Rama: Se pse duhet të më besojnë shqiptarët mua lerjani shqiptarëve se me shqiptarët merrem vesh vetë. Unë kam qendruar strikt edhe në rastet që ju përmendni e të kthehesha mbrapsh do bëja të njëjtën gjë. Për Saimir Tahirin, nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Në rastin konkret për ministrin e Brendshëm përgjigjen e kam marrë. Do vazhdojë të jetë në krye të detyrës që e bën me rezultate më domethënëse që janë një arsye që pse këta janë kaq të shqetësuar për ministrin e Brendshëm.

Më shumë

spot_img