Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Fillimi i vaksinimit masiv të të moshuarëve, Rama tregon kur do nisë: Është fiksimi dhe ambicia ime, me ndihmën e Zotit fillojmë…

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama thotë se vaksinimi masiv i të moshuarëve në vendin tonë, do të nisë së shpejti. “Në majë të gjuhës e kam lajmin”, tha Rama, ndërsa shtoi se duhet “dhe pak fare”.

Sipas kryeministrit, fillimi i vaksinimit masiv për gjyshet dhe gjyshërit është fiksimi dhe ambicia e tij.

“Në majë të gjuhës e kam lajmin, po do ta mbaj dhe pak fare. Për gjyshërit dhe gjyshet, që janë pika më e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe kujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit, janë pika më e dobët.

Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshet dhe gjyshërit, është fiksimi, ambicia dhe qëllimi i vajtjes time në punë gjatë kësaj periudhe. Me ndihmën e Zotit, dhe me ndihmën e miqve, dhe me këmbënguljen tonë, besoj që lajmi i mirë do dali nga goja më në fund. Edhe pak fare”, tha Rama, nga Kamza ku ndoqi procesin e vaksinimit.

Më shumë