Kryeministri Rama ndodhet në Delvinë, ku u inagurua fillimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Gjatë fjalës së tij Rama nuk hezitoi të hedhë sërish akuza drejt opozitës, teksa theksoi se kjo rrugë gjatë qeverisjes së djathtë u neglizhua.
Më tej Rama shtoi se rruga e re Delvinë Kardhiq do ndikojë në zhvillimin e shumë fshatrave që për shkak të mungesë së rrugës pothuajse janë shpopulluar.
“Është përfolur për vite e vite të tërë madje ka pasur edhe inagurime që në 2007-ën. E vërteta është që jo 10 mijë kilometra rrugë nuk janë bërë por edhe kjo ishte në inventarin e rrugëve të lëna rrugëve. Propjekti u bë nga e para, ndërsa tuneli dhe pjesa e fundit po bëhen tani, pasi as nuk ishin parashikuar. Pra do bënin një rruugë kombëtare me mënyrën e tyre siç i kanë bërë me faqen më të zezë. Kjo histori ka marrë fund dhe faktikisht historia shekullore e Kardhiqit me nga 200-300 shtëpi që sot pothuajse janë shpopulluar se kanë mbetur jashtë zhvillimit merr kthesë një histori tjetër”, tha Rama.
“Atyre që s’kanë lënë llaf pa thënë e përqeshje pa i bërë 3D-së së projektit të kësaj rruge, u dërgoj një përqafim të posaçëm direkt nga kantier”, shkruan Rama me ironi në përshkrimin e videos teksa tregon pamjet nga vizita në Delvinë.