Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fillimi i muajit të Ramazanit, Kryegjyshi i Bektashinjve mesazhe besimtarëve: Po kalojmë situatë të vështirë, agjeroni sipas mundësive

Shkruar nga Newsbomb
Fillimi i muajit të Ramazanit, Kryegjyshi i Bektashinjve mesazhe
Haxhi Baba Edmond Brahimaj

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka përcjellë mesazhe për të gjithë besimtarët para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa thekson se po kalojmë një periudhë të vështrië për shkak të pandemisë ai u bën thirrje qytetarëve të mos largohen nga vendi por të qëndrojnë të bashkuar duke u kujdesur për njëri tjetrin.

“Po kalojmë situatë të vështirë. Deri tani kemi dalë faqebardhë para njerëzve zotit dhe familjarëve.

U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të mos largohen nga vendi i tyre por të punojnë të jenë afër dhe të dashur me njëri tjetrin.

Duhet ti lutemi zotit ta ndalojë dorën në këto ditë të vështira”, tha ndër të tjera Baba Edmond Brahimaj.

Baba Mondi u shpreh se Covid në këtë muaj është një vështirësi më tepër ksisoj u bën apel besimtarëve të agjerojnë sipas mundësive dhe aftësive. Më tej ai ka cituar Profetin Muhamed me shprehjen “Përshtatju kohës”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll