Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Fill pas kapjes së 300 kg kokainë, në Portin e Durrësit sekuestrohen mijëra paund, DETAJE: S’do ta imagjinoni ku ishin fshehur (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbi 86 mijë paund britanikë janë sekuestruar nga Policia në Portin e Durrësit, shkruan newsbomb.al. Disa orë pas kapjes së kamionit me 30 kg kokainë, policia ka arritur të skanojë një furgon mallrash dhe brenda tij ka gjetur të fshehura ekzaktësisht 86.740 paund.

Paratë ishin fshehur brenda mallrave që ndodheshin në furgon, në një televizor. Është arrestuar shoferi Enes Haxhiu.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontrroll të imtësishëm, një furgon mallërash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin Enes Haxhiu.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi Enes Haxhiu 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

Më shumë




spot_img








spot_img