Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Filip Cakulli nuk i fsheh LOTËT kur flet për Koço DEVOLEN: Nuk doja kurrë të vinte kjo ditë, ju rrëfej Koçon nga revista Hosteni, te “Fiksi” në TCH (INTERVISTA)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43ebd6d9c76cc25ef821b30c0e5ca008

Me sytë e lotuar aq shumë sa nuk i mbulojnë dot gjyslyket e veta karakteristike, qepallat që i pulit me shpejtesi për të mos tradhëtuar sytë që duken të mbushur e pa dashur ti fshijë e qe jane zvogeluar poshte xhamave; me ballin e skuqur nga damarët që i dalin përsipër nga gjaku që rrjedh ndënë to, natyrshëm prej tensionit dhe emocionit të rritur, kur flet per te; me llullën cibuk të vetin nën nxjerr tymin e bardhë që tregon se dicka i mungon në atë që do të rrëfejë; i detyruar nga rrethanat se njëherë do të duhet të përballet për të thënë publikisht, atë c’ka privatisht ka përjetuar këto ditë të dhimbshme për të, Filip Cakulli, skenaristi, humoristi, regjizori, gazetari e drejtuesi i emisionit Fiks Fare, flet për mikun e tij të ndarë nga jeta pak ditë më parë, Koco Devole.

Një jetë së bashku si miq të pandarë prej 45 vitesh, e për më shumë se 42 vite në karrierë profesionale po bashkë, Filip Cakullin nuk e tradhëtojnë emocionet sikurse thuhet shpesh, por mes emocionesh, me dridhjen e zërit nga mungesa e parakohshme për të, e mikut të vet, thotë se nuk do të donte kurrë të vinte dita që ai të pyetej a te intervistohej për Koco Devolen.

Në emisionin “Exclusive” në TCH, dedikuar Koco Devoles, Filip Cakulli tregon historitë që nga njohja e tyre e parë në revistën Hosteni në vitin e largët 1976, e deri ditët e fundit kur sheh zyrën e Kocos bosh në TCH, përpara se të nisej për në banesën e tij të fundit.

Një rrugëtim i gjatë i dy miqve që kanë c’të tregojnë, e që minutat e një emisioni nuk e nxënë. Por që për herë të parë Filip Cakullin e bën të lotojë. Janë përjetimet e tij me shokun e vet Koco Devole.

Përjetimet e Filip Cakullit

Cfarë përjetimi kërkoni? Kur të ikën njeriu më i afërt, mik familjar, mik, bashkëpunëtor…ishte pjesa ime e dytë, ose isha unë pjesa e dytë e Kocos…nuk na ndan njeri.

Unë kur pashë zyrën bosh të Kocos, dhe kolektivi i Fiksit, kishte vënë edhe një tufë me lule në zyrë, pashë syzet e tij atje, gjithcka që kishte lënë, cigaren përgjysëm se pinte duhan, unë u ndjeva shumë keq.

Nuk mjaftonte kjo, por mbi 1000 telefonata dhe mesazhe nga njerëzit më ngushëllonin mua për Kocon.

E di që do më pyesësh sesa e donin njerëzit Kocon. Koco ishte njeri shumë i dashur, rrugës do ta ndalonin shumë vetë. “Mund të dalim një fotografi Koco?” Ose ndonjëri me fëmijën e tij. “Do dalësh me fëmijën?” E mbante Koco. Po edhe mërzitej, bezdisej. Më thoshte mua: “aman mor, më cmendën”. “Po lere o Koco, kanë qejf”.

Vinim te shtëpia ime në fshat, kur ishin prindërit gjallë. Babai im kishte festë kur vinte Koco Devole, jo kur vija unë. Babai im në fshat. Bënte festë, therte pula ca të kishte dhe gjithë fshati ishte në festë, gjithë fshati im, kur vente Koco në klub të gjithë afronin, jo njëri një verë, tjetri një raki sic kishin atje për Kocon.

sdvgsdgvsdgsdgsg.jpg

Kam 45 vjet që e njoh, një jetë të gjatë, të tërë. Kur kam vajtur si student në revistën “Hosteni” dhe ai ishte karikaturist në atë revist në atë kohë, dhe shkruante, por si karikaturist ka qenë shumë i vecante dhe i talentuar.

Mendoj sikur emri im të harrohet, 10 librat që kam bërë të mos kujtohen , puna që kam bërë prej 42 vitesh si gazetar hajde, të mos i mbaj mend njeri. Por sikur të më mbajnë mend dhe të mos më harrojnë duke qenë pranë Kocos, duke ndihmuar Kocon dhe si bashkëpunëtor i Kocos, për mua është gjë e madhe. Le të mbetet në biografinë time kjo gjë dhe do jem shumë i kënaqur.

Kur i ndodhi një incident në Itali, Kocos, punë droge, Sali Berisha më thirri në parlament dhe më tha “bëj c’ështe e mundur për Kocon, të lutem më tha se ti e ke mik, kemi dhe një avokat të njohur që kemi pasur, ta vëmë në dispozicion”, Fatmir Mediu, Agron Duka në atë kohë tha sa lekë duhen…nuk them privatisht…dhe Meta që ka qenë ministër I Jashtëm në atë kohë, I thashë se duhet një shkresë që Koco ka qenë figurë etj etj. Më tha “shkruaje dhe më jep ta firmos”…Në kuptimin që të gjithë ishin dashamirësit e Kocos.

Por më erdhi keq, në varrimin e tij, ose varrimin e Kocos, mund ta kishte organizuar ministria e Kulturës. Dua të përshëndes edhe policinë e Tiranës që bashkë me Agron Llakajn kërkuam ta shoqërojmë minimum me dy motorra e një makinë policie.

Iku në Amerikë, hallet e tij, coi familjen e problemet e veta. Unë vajta në amerikë dhe i shkova në shtëpi, ai ka vajzën atje. I thashë “Koco ca bën këtu?”, si i vdekur Koco atje, dmth nuk bënte asgjë, rrinte në shtëpi, dilte për peshkim me dhënderin e vet. I thashë pse s’vjen në Shqipëri Koco? Do vish të punosh me mua në TCH. “Dakord më tha, unë ku ta gjej”. Ika unë, u nis Koco në Shqipëri. Ishte momenti që ishte gjallë Tani (Dritan Haxhia- ish pronar I TCH) dhe I them: “shef, sikur ta marrim Kocon te TCH”. “Koco Devolen?” tha ai. “Ku është?”. “Eshtë në Amerikë” I them. “Menjëherë, menjëherë të vijë Koco”. “Jemi rritur me Kocon që të vegjel dhe dua ta kem Kocon këtu, shumë mirë ke bërë që të ka vajtur mendja”. Dmth, Tani ishte entuziast ta merrte Kocon në Fiks Fare.

Mjeshtëria e Kocos te Fiksi, për tu futur nepër filma, për tu futur në parlament, me djegie sic bënte ai, unë nuk di kush e bën sot. Nuk di, nuk kam parë. Vetëm ai mund ta bënte këtë.

Problemi më I madh ishte kur xhironte Koco jashtë, ishte sikleti I gjithë trupës së Fiksit që merreshin me xhirime. Ai donte ta zëmë, kapelen e Ismail Qemalit se do bënte Ismailin. Ia gjetën këta. “Jo jo nuk është ajo, Eshtë tjetër”. S’kishin c’bënin. Gjetën një kapele, të bardhë, e lyen, dhe po ta shohësh me vëmendje ka njolla, e lyen me të zezë. E donte kostumin në perfeksion. Dmth, kur xhironte Koco gjithë Fiksi ishte në alarm.

Po ta kisha tani? Do ti thosha “Koco më mungon shumë”. Nuk desha të vinte kjo ditë…Nuk desha të jepja intervista…nuk kam dashur të flas për kocon në një ditë të tillë pas vdekjes. Dhe nuk e desha kurrë të vinte kjo ditë që unë të flisja për Kocon. Kaq.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img