Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fiksimi i Vis Martinajt me bukuroshet e showbizit, gazetari: Kishte lidhje intime me disa vajza me mijëra “followers” në Instagram

Shkruar nga Newsbomb
Fiksimi i Vis Martinajt me bukuroshet e showbizit, gazetari: Kishte lidhje

Në pritje të përgjigjes nga policia e Shtetit, zhdukja e Ervis Martinajt vijon që të jetë kryefjalë prej një muaji në Shqipëri.

Shumë gazetarë dhe analistë janë të ndarë 50 me 50 për fatin e mbretit të lotove, askush nuk ka një lajm konkret për Martinajn.

Dy janë skenarët para tavolinës së zyrtarëve të hetimit, i pari lidhet me vrasjen e tij nga kundërshtarët dhe i dyti me një inskenim.

Ishte kryeministri Rama ai që tha se shumë shpejt, do kemi një përgjigje zyrtare për fatin e Ervis Martinajt.

Ditën e sotme gjyqtarja e Apelit Tiranë e përbërë nga relatore Edlira Petri vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Jeton Lami i cili shoqëronte, Ervis Martinajn.

Jeton Lami u arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim.

Ndërkohë që të dielën, e 18 shatorit u transportua nga burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet.

Jeton Lami u arrestua me 24 gusht 2022, ndërkohë që çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj dhe përfshirja e ish efektivit të operacionales Jeton Lami është kërkuar të hetohet nga SPAK.

Gazetari Elton Qyno ka ngritur dyshime të forta se ‘mbreti i kumarit’ ka hyrë për herë të fundit tek fisi Avdyli në Shijak, me sa duket për të lidhur një aleancë, por prej aty nuk ka dalë më.

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj është parë mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e Hotel Adriatik në Durrës, me një Miss.

Ajo dyshohet se ishte e lidhur prej vitesh me Ervis Martinajn, por për çështje sigurie, Martinaj shoqërohej edhe nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se për herë të fundit është takuar në 5 gusht, ku kanë kaluar bashkë natën në Hotel Adriatik.

Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. 

Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet. Kam nisur të shqetësohem. Kam nisur të marr kontakt me persona të tjerë që mund të kishin dijeni për të, por nuk kam mësuar asgjë”.

Krahas saj, policia ka identifikuar edhe disa vajza të tjera që kanë patur lidhje intime me Martinajn.

Ato i përkasin botës së modës dhe Instagramit duke patur dhjetëra mijëra ndjekës aty, ndërsa Martinaj njihej si personazh që i pëlqente të “shtinte” në dorë pikërisht personazhe të tilla.

Krahas miss-it nga Durrësi, prokuroria ka marrë në pyetje edhe disa vajza të tjera që dyshohet se kanë fjetur me Ervis Martinajn gjatë periudhave të ndryshme.

Të gjitha ato kanë dhënë versionin e tyre. Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë versioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin janë duke u bërë mjaft spekulime. / Vox news.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu