Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Fiksi” publikon skandalin: Në DOGANË kalojnë kontrabandë viça të pavaksinuar

Shkruar nga Newsbomb

Emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka publikuar sot një investigim që tregon për rrugën se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë.

Sipas Fiksit viçat hyjnë kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqëipëri.

“Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumenta false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive”, thuhet në emision.

Tashmë viçat kontrabandë kalojnë me furgona dhe hyjnë kryesisht nga Prespa dhe shiten në Shqiëpri si mish BIO

Gazetarët e " Fiks fare" udhëtuan për në Tetovë të Maqedonisë, ku kërkuan të gjenin formën se si tregtarët maqedonas të lidhur me shqiptarë, sillnin në vendin tonë kafshë të pakontrolluara.

Gjatë bisedës me dy tregtarët që drejtonin punën në tregun e gjësë të gjallë në Tetovë, mësuam sesi pregatiten dokumetnat dhe matrikulat false për vicat që hyjnë nga Mqedonia të pavaksinuar

Sipas njërit prej pronarëve të këtij tregu " Për futjen e bagëtive në mënyrë jo ligjore, konrabantistët kanë zgjedhur t’i kalojnë nga  Struga, dhe Prespa me furgona, pak nga pak.”

 Ndërkohë që të siguron për dokumentat e cdo bagëtie që do marrësh  rregullimin e tyre sipas procedurave që kërkohen dhe e gjitha kjo kundrejt pagesës prej 15 euro për çdo krekë bagëti.

“ Unë kam 16 vite që merrëm me këtë punë dhe punoj me Shqipërinë..Nëse e vendos të punosh me mua , çdo document i mbyll unë”  i drejtohet ai gazetarit të Fiks Fare . Mënyra ishte e thjeshtë, në treg blihen viça të pa matrikulluar  dhe tregtari maqedonas i matrikulon, i pajis  me certificatë nga veterineri dhe me anë të mashtrimit plotëson edhe dokumentat për doganë . “ Me të gjitha këto s’ka kush të ndalon ty”  shprehet tregtari maqedonas gazetarit të Fiksit.  “Çdo gjë hyn në sistem” vazhdon ai.

Gazetarët i kanë kërkuar tregtarit maqedonas që të kalojnë të paktën 20 viça, ku pesë prej tyre ishin të pamatrikulluar ,dhe pa raportin e veterinerit.

"Të thashë një herë për atë mos u mërzit, I bëj unë të gjitha punët.Unë të thashë çdo gjë që hyn tek unë edhe jo legale, del legale këtë ta dish dhe jam I vetmi në Maqedoni që e ushtroj këtë aktivitet me Shqipërin.”, tregon tregtari i bagetive ne Tetove, duke shtuar se ka marrëdhënie të tilla tregëtie me të gjithë tregtarëtshqiptarë  të mishit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu